Di Maria: Çfarë fjalimi, Messi na bëri të qajmë pas humbjes me Brazilin!

schedule14:06 - 4 Tetor, 2019

schedule 14:06 - 4 Tetor, 2019

Leo Messi është kritikuar shpesh për faktin që nuk ka personalitetin e duhur për të qenë kapiten i Argjentinës. Aftësitë e tij teknike i përkasin diçkaje hyjnore, por shumëkush nuk e sheh atë si lider.

Angel Di Maria vjen me një rrëfim interesant për ESPN. Anësori ofensiv i PSG-së zbulon një detaj emocionues në lidhje me Kupën e Amerikës që u zhvillua gjatë verës. Argjentina u eliminua në gjysmëfinale nga Brazili vendas pas një dueli plot kritika për trupën gjyqtare dhe favorizim të Brazilit, më vonë fitues i kompeticionit.

Messi na tha ca fjalë të bukura pas eliminimit nga Brazili. Ndihej krenar për skuadrën që kishim ndërtuar. Sapo mbaroi së foluri të gjithë po qanin, sepse na preku thellë në zemër, sidomos lojtarët e rinj. Na tha se të gjithë kishim udhëtuar në të njëjtin drejtim që prej ditës së parë. Ishte shumë i lumtur për impenjimin tonë ndaj fanellës që mbanim veshur.

Zhgënjimi i kombëtares argjentinase pas humbjes me Brazilin

Kishte patur disa kritika në drejtim të tij për faktin që nuk kishte kënduar himnin dhe se nuk bisedonte kurrë si lider. Kjo Kupë Amerike ishte ndryshe dhe ai e tregoi një aftësi të tillë. U lumturova pa masë kur e pashë të fliste në atë mënyrë me shokët. Ai është Messi që më pëlqen”, përfundon Angel Di Maria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!