Presidenti i Napolit, Aurelio Di Laurentiis, ka folur hapur për të ardhmen e futbollistit të tij, Kalidou Koulibaly. Qendërmbrojtësi është një ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe interesimi për të, ka qenë i lartë.
Gjithsesi, Di Laurentiis insiston se vetëm tre skuadra kanë kapacitet financiare për të arritur te firma e Koulibaly: Manchester City, Manchester United dhe PSG.
“E ardhmja e Koulibaly? Nuk kemi biseduar ende as me Manchester Cityn, as me Manchester United, e as me PSG-në. Këto janë klubet që mund ta përballojnë financiarisht një transferim të tillë”, u shpreh Di Laurentiis mes të tjerash./abcnews.al
De Laurentiis, Napoli president: “Koulibaly is gonna leave? You’ve to ask to Manchester City, Manchester United and PSG… they’re the only clubs that have money to sign him”. ? #MCFC #MUFC #PSG #Koulibaly #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 25, 2020