Di Biagio: Inter skuadra më e fortë, ata do të fitojnë Scudetton

schedule17:05 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 17:05 - 8 Dhjetor, 2023

Gigi Di Biagio, ish- trajneri i Italisë, ka folur mbrëmë në Affile në mbylljen e edicionit të katërt të çmimit kombëtar të futbollit “MM7”, kushtuar kujtimit të Mario Mariozzi, anësori prestigjioz i viteve 50-të.

“Interi është skuadra më e fortë dhe mendoj se në fund do të fitojë Scudetton.

I vetmi dyshim është të shohim se çfarë mund të ndodhë në pjesën e dytë të sezonit, por zikaltërit kanë skuadrën më të mirë, ata kanë në stol që mund të jenë titullarë”, është shprehur ndër të tjera Di Biagio, ish-trajner edhe i Dinamo City./h.ll/abcnews.al