Dhuratë për festat: Bershka lancon xhinset më të pazakonta të vitit

schedule17:50 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 17:50 - 21 Dhjetor, 2020

Në linjën e saj të veshjeve për festa, këto ditë marka spanjolle Bershka ka përfshirë një model të veçantë të xhinseve.

Termi “mom jeans” është një zhargon për modelet e xhinseve me bel të lartë që prekën popullaritet të madh në vitet ’80 dhe në fillim të viteve ’90, dhe në sezonet e fundit janë bërë përsëri moderne.

Përveç detajeve me bel të lartë, karakteristika e tyre kryesore janë këmbët e xhinseve në formë karrote që ngushtohen në kyçet e këmbëve.

Krahasuar me modelet e ngjashme në treg, versioni i brendit Bershka kryesisht dallohet me një detaj në shenjën e prerjeve joshëse me aplikime të shkëlqyera perlash. l.k/abcnews.al