Dhuratë nga i fejuari para se të vdiste, gruas i kthehet unaza e humbur pas njoftimit në internet

schedule14:57 - 21 Shtator, 2022

schedule 14:57 - 21 Shtator, 2022

Një grua nga Kolorado humbi unazën e fejesës me diamant që i ishte dhënë nga i fejuari i saj pak para se të vdiste. Mirëpo, ajo fatmirësisht u ribashkua me sendin e çmuar disa javë më vonë nga një burrë që e gjeti atë në baltë.

Raquel Aiken tregoi se sapo kishte mbaruar një lojë tenisi në Denver disa javë më parë, kur me sa duket i ra unaza në tokë ndërsa po nxirrte çelësat e saj nga çanta. Ajo tha se nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, derisa u kujtua më vonë.

Gjatë trasmetimit në televizion, Dude Olguin, kishte kuptuar se bëhej fjalë për pronaren e unazës që ai gjeti së fundmi.

Ndërsa Aiken u shpreh se kthimi i unazës ishte veçanërisht domethënës, pasi i fejuari i saj, Tim ia kishte dhuruar para vdekjes.

“Padyshim që më rilidhi përsëri me të fejuarin tim,” tha ajo. “Fakti se ku u gjet dhe si u gjet dhe një punonjës që punon këtu në një vend që ai e do. E gjithë lidhja është me të vërtetë mahnitëse dhe një bekim i vërtetë.”

Olguin refuzoi një shpërblim për kthimin e unazës.

“Unë i thashë asaj, pagesa për mua është miqësia jonë, pasi gjithçka që më duhej vërtet ishte që ajo të dinte se u kishte unaza dhe ne do të jemi miq të përjetshëm”, tha ai./abcnews.al