Falë Barbra Streisand, vajza e George Floyd bëhet aksionere e ‘Disney’

schedule13:43 - 15 Qershor, 2020

schedule 13:43 - 15 Qershor, 2020

Vajza e George Floyd, afro-amerikanit të vrarë në SHBA nga një ish polic, tashmë zotëron një pjesë të “Disney-t” falë një dhurate nga Barbra Streisand. 6-vjeçarja, Gianna në një foto të publikuar në Instagram ka falenderuar legjendën e Hollywood-it për dhuratën, si edhe për dy albumet që i ka dërguar.

“Faleminderit @barbrastreisand për paketën e dhuruar, tashmë jam aksionere e Disney falë teje”, shkruan vogëlushja. Nuk është e qartë se sa aksione ka blerë Streisand për Gianna, babai i së cilës vdiq muajin e kaluar pasi një oficer policie i vendosi gjurin mbi qafë për disa minuta, duke i shkaktuar vdekjen.

Vrasja e Floyd, por edhe vdekjet e tjera të personave me ngjyrë, kanë ngjallur protesta të shumta kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit. /abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

Thank You @barbrastreisand for my package, I am now a Disney Stockholder thanks to you ???

A post shared by GIGI FLOYD (@giannapinkfloyd_) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!