”Dhuratën e Krishlindjeve na e solli shorti”, italiani tregohet i sinqertë

schedule13:36 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 13:36 - 16 Dhjetor, 2019

Shorti i Champions League u tregua ‘bujar’ me Atalantën, duke parë kundërshtarët e mundshëm që kishte. Bergamaskët do të ndeshen me spanjollët e Valencias për ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16 të Champions League. Presidenti i Atalantës, Antonio Percassi, është i lumtur mbas shortit dhe beson tek ekipi i tij.

”Është emocionuese të jesh këtu në Nyon, të jesh këtu në këto nivele. Valencia është një ekip i fortë, ne kemi përpara një sfidë të vështirë sepse ato kanë më shumë eksperiencë se ne. Ekipet e mëdha u evituan, por mbetet një ndeshje delikate, ku shpresojmë të bëjmë figurë të mirë. Valencia është dhurata jonë për Krishtlindje. Sinqerisht është kundërshtari ideal për ne,” tregon presidenti për ‘Sky Sport Italia’.

Atalanta e siguroi kualifikimin për këtë fazë vetëm në ndeshjen e fundit në grup, ku fitoi në transfertë 0-3 me Shahktar Donestsk. Italianët shkruan historinë, sepse është hera e parë që mbërrijnë në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!