Hakan Calhanoglu ndalet në momentin më të mirë. Mesfushori turk ishte kthyer në një lider te Milani, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke shërbyer për shokët e skuadrës.
Në derbi kundër Interit madje u pa duke luftuar fort për një top, çka tregon se edhe mund të sakrifikojë në momente të vështira të skuadrës.
Calhanoglu raportohet se ka dalë i dëmtuar nga seanca e sotme stërvitore. E sigurt për momentin është se mesfushori nuk do të mund të luajë në ndeshjen e së enjtes kundër Celtic, në Europa League.
Shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit pritet të mësohen pasdite, kur edhe turku të ketë kryer të tjera kontrolle mjekësore. Dyshimet janë se mund të mungojë një muaj dhe nëse konfirmohet kjo, do të ishte një dhuratë e hidhur për ditëlindjen e Piolit. /abcnews.al