Dhurata për festat, në Lezhë ofrohen produkte artizanale dhe bio

schedule15:28 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:28 - 26 Dhjetor, 2020

Një shall nga artizanet e Zadrimës, objekte nga qeramikat e Krajnit, një shishe verë, një shporte me produkte ushqimore bio apo kozmetike janë ato ç’ka ofrohen në Lezhë nga ata që dinë të vlerësojnë traditën.

Në këtë fundvit këto produkte janë dhe një mundësi për të gëzuar të afërmit.

“Kam ardhur nga Shkodra këtu të blej një dhuratë për miqtë tanë”, është shprehur një qytetare.

“Më mirë se këto dhurata nuk ka për festat e fundvitit”, ka thënë një tjetër qytetar.

Prodhuesit tregojnë se prej pandemisë njerëzit nuk kanë dalë jashtë vendit për pasojë kanë qenë të kufizuar për të blerë dhurata, ndaj dhe kanë blerë për të dhuruar më shumë produkte vendase.

“Trendi është shumë në rritje është një muaj spektakolar edhe pse njerëzit kanë vështirësi prapë nuk dorëzohen. Sivjet jemi shumë më lart se vjet me shitjet’, është shprehur një nga prodhuesit.

Edhe poçari Vasil Kuka në punishten e tij ka nisur më herët përgatitjet e këtyre produkteve prej balte. Ai tregon se ditët e fundit më shumë blerës ka pasur nga Kosova.

“Puna ime është ti përgatis para kohe. Klientët edhe japin punë, me këtë punë mbahemi”, ka thënë poçari.

Ndërsa Laureta Lëmezhi ka një punishte të vogë. Prodhon këta sapunë dhe kremra artizanalë baza e të cilit është vaji I ullirit.

“Jam e lumtur që shqiptarët tashmë ja dinë vlerën gjërave artizanale dhe bimore”.

Lezha njihet dhe si një zonë me prodhime të varjeteve të rrushit dhe këtu në Zadrimë mund të gjesh kantina me verë vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!