Dhurata për ditëlindje, vazhdon aventura aziatike për Andres Iniestën

schedule10:20 - 11 Maj, 2021

schedule 10:20 - 11 Maj, 2021

Andres Iniesta feston sot 37-vjetorin e lindjes. Urimet për një nga mesfushorët më të mirë të historisë së futbollit kanë qenë të shumta, teksa Visse Kobe ka menduar t’i bëjë një dhuratë në ditën e tij më të veçantë.

Klubi japonez ka zyrtarizuar me anë të një postimi në Twitter rinovimin me lojtarin spanjoll. Iniesta ka nisur sezonin e katërt në futbollit aziatik, aty ku do të luajë deri në vitin 2023 me Vissel Kobe.

Jemi të lumtur të lajmërojmë se kemi rënë dakord të rinovojmë kontratën me Andres Iniestën, do e zgjasim bashkëpunimin me të deri në vitin 2023“, lexohet në postimin e klubit japonez.

Plot 77 ndeshje ka zhvilluar “Don Andres” me Vissel Kobe që prej korrikut të vitit 2018, gjatë së cilave ia ka dalë të realizojë 16 gola deri tani. /abcnews.al