Një kanton zviceran po shpërblen banorët e tij më jetëgjatë duke ofruar 100 shishe verë për ata që mbushin moshën 100 vjeç.
Përmbaruesi shtetëror i Fribourg-ut, Claude Freiburghaus tha se aktualisht janë duke u përgatitur për të surprizuar një banore të quajtur Marie-Antoinette me një buqetë me lule dhe një ofertë me100 shishe verë kur të mbushë 100 vjeç më 5 nëntor.
Freiburghaus tha se programi aktual ofron një donacion bamirës ose një kupon për përdorim te një tregtar ose zejtar vendas për banorët që refuzojnë ofertën e verës, por shumica e 100-vjeçarëve zgjedhin pijen alkoolike.
“Në vitin 2020, ne festuam bashkë me 27 qindvjeçarë. Pesë prej tyre zgjodhën donacionin dhe dy për kupon dhuratë,” tha Freiburghaus për gazetën Le Matin Dimanche.
/abcnews.al