Diego Armando Maradona feston sot 60-vjetorin e lindjes. Sigurisht media të ndryshme kanë tentuar t’i shkëpusin disa fjalë legjendës së futbollit, i cili kur pyetet për dhuratën që do të donte t’i bënin, shfaq anën pozitive tek ai dhe nuk kërkon diçka për vete.
Asgjë për mua, do të doja vetëm që kjo pandemi vrasëse të mbaronte tani. Do të doja të linte në paqe këdo, veçanërisht ato vende, ata njerëz dhe fëmijët e varfër që as nuk mund ta mbrojnë dot veten. Uroj që këtu në Argjentinë, sikurse edhe në shumë pjesë të botës, virusi i urisë dhe punës që ul dinjitetin e njerëzve të mposhten”, shprehet Maradona për “Corriere dello Sport”.
Argjentinasi ka edhe dëshira të tjera, që lidhet me fitimin e trofeve nga ekipet e zemrës: “Pastaj, meqenëse nuk mund të flas për futboll, do të doja që Gimnasia ime të kthehej në fushë dhe të mund të fitoje titullin pas më shumë se 90 viteve. Dhe nëse është e vërtetë që nuk ka kurrë dy pa tre, do të doja që titullin në Itali ta fitonte Napoli së shpejti. I ndjek ata dhe më pëlqen shumë ekipi”.
Në fund Maradona ka një mesazh edhe për trajnerin e Napolit: “I dashur Gattuso, vazhdo kështu, me grintën tënde për futbollin. Unë i kam rrënjët aty dhe dua t’ju them diçka: Ka njerëz që mburren se kanë luajtur me Barcelonën, Real Madrid dhe Juventus, kurse unë jam krenar që kam qenë pjesë e Napolit. Shpresoj që një ditë ta thuash edhe ti këtë”. /abcnews.al