Dhurata Çupi: Duhet minimuni jetik. Manastirliu: Vullneti i qeverisë të rrisim mbështetjen për familjet në nevojë

schedule17:47 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 17:47 - 5 Dhjetor, 2022

Kuvendi mbrëmjen e sotme është mbledhur për Interpelancë urgjente me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputetja, Ilda Dhori.

Ndërkohë në fillim të seancës deputetja Dhurata Çupi ka bërë disa pyetje për ministren Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu sa i takon minimumit jetik. Ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se qeveria i ka gjithmonë nën mbikëqyrje familjet dhe personat në nevojë.

‘Me skemën e vjetër që jepej ndihma ekonomike ishte 22% përfitueshmëria nga skema, ndërsa sot jemi në nivelet e 82%.  Politikat tona mbeten të fokusuara tek përmirësimi i nivelit të jetesës.  Ne po mbështesim nga kriza aktuale duke forcuar mbrojtën sociale nëpërmjet fondit total. Fondi total do jetë 2 herë më shumë se në 2013. Ne kemi rritur masën e ndihmës ekonomikë për nënat me 2 ose më shumë fëmijë. Këtë vit kemi kryer indeksimin me 7.5% të pagesave për aftësinë e kufizuar. Vullneti ynë është i palëkundur dhe do të rrisim më shumë mbështetjen për familjet në nevojë.’- u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.

Dhurata Çupi i bëri thirrje qeverisë që të miratohet minimumi jetik.

Ajo u shpreh se kjo qeveri e ka kthyer vendin në një poemë të madhe mjerimi, ndërsa shtoi se në 9 vite janë marrë borxh 4 mld euro, prej të cilave nuk është ndihmuar qytetari dhe as janë marrë masa për lehtësimin e jetesës për ta.

Fjala e plotë e Çupit:

Më e pakta që duhet të kishit bërë sot është të mos i kishit trajtuar njerëzit si statistika! Me siguri, Migjeni do të kishte një kohë të artë krijimi, po të jetonte sot në qeverisjen tuaj, patjetër edhe duke i ardhur turp e marre prej jush që e keni katandisur Shqipërinë në një poemë pa mbarim mjerimi.

Ju përmendni si arritje të madhe një rritje të papërfillshme të ndihmës ekonomike apo indeksimin e pensioneve. Është revoltuese si mund të talleni kaq rëndë me njerëzit, në një kohë kur çmimet rriten përditë dhe masat tuaj gjysmake janë gati të pavlera.

Është e pafalshme që ju, në 9 vjet në qeveri, keni marrë borxh rreth 4 miliardë euro, por nuk i keni përdorur ato për të luftuar varfërinë, për të nuk i keni përdorur për të rritur mirëqenien e njerëzve, duke e nisur me përcaktimin ligjor të minimumit jetik.

“Shqiptarët që e kanë të domosdoshëm përcaktimin nga ana e qeverisë të minimumit jetik, duhet të kuptojnë se me këtë qeveri jo vetëm minimum jetik nuk do të kenë, por nuk do të kenë asnjë shpresë që të dalin nga varfëria”. Fjalia nuk është e imja. Po citoj Edi Ramën në opozitë 10 vjet më parë, kur premtonte lugën ë floririt për të gjithë.

Unë e kam një përgjigje pse sot nuk ka një minimum jetik. Përtej politikës, që ka konfirmuar se ju jeni një qeveri e paaaftë dhe e korruptuar, në Shqipëri nuk ka akoma edhe pas 9 vitesh në qeveri të Partisë Socialiste, sepse ju nuk keni minimumin e ndjeshmërisë njerëzore.

Ju I trajtoni njerëzit si statistika, por ata janë frymë që duan të jetojnë me dinjitet. Janë fëmijë që duan të shkojnë normalisht në shkollë dhe nuk minden. Janë të rinj që as nuk guxojnë të shpresojnë për një jetë nornale. Janë prindër që iu qan shpirti për pamundësinë e sigurimit të bukës dhe të veshjeve normale për fëmijët. Janë të moshuar që jëtojnë si mos më keq, sepse një pension kaq i ulët nuk u del për asgjë.

Me 4 miliardë euro të marra borxh në 9 vjet, qeverisje të Edi Ramës, Shqipëria jo vetëm nuk duhet ta diskutonte më minimumin jetik, por duhet të kishte nivelin ndoshta më të lartë të tij në rajon. Çfarë kamë më shumë sesa ne Mali i Zi, Maqedonia, Serbia që kanë një minimum jetikë shumë se 200 mijë lekë sipas konvertimit të sotëm?

Kanë një qeveri më të përgjegjshme se kjo e jona. Kanë një qeveri që nuk i vjedh votat si kjo e jona dhe që japin llogari më shumë tek votuesit sesa qeveia jonë.

Sot, pashë që qeveria po mburrej me një tender për ndërtimin e një piste garash shpejtesie. A ka nevojë Shqipëria për këtë? Po, ka. A ka mevojë Shqipëria për gjëra të tilla të ngjashme? ? Absolutish po! Por asgjë nga këto nuk ka asnjë vlerë, nëse qeveria nuk ka zgjidhur më parë problemin e varfërisë ekstreme. Asnjë shoqëri nuk ka përparuar për shkak te fasadave.

Shoqëritë kanë përparuar se kanë investuar tek njerëzit, për mirëqenien e tyre, për arsimimin e tyre, për shëndetin e tyre.

Zonja dhe zotërinj!

Pasuria më e madhe e një vendi janë njerëzit! Prandaj thirrja ime për qeverinë, në emër të shqiptarëve që duan të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre është: vendosni minimumin jetik. Ka ardhur koha t’i japim fund një padrejtësie 32 vjeçare. Ka ardhur koha të shkëputemi nga politikat elektorale të shtrëngimit të vitës me thesin e miellit. Ka ardhur koha që shqiptarët të trajtohen me dinjitet, pavarësisht nga pozita e tyre sociale, pavarësisht nga pasuria që zotërijnë.

Zonja dhe Zotërinj të qeverisë!

Nuk ju bën keq të vini me këmbë në tokë, të harroni për pak kohë luksin ku jetoni dhe të futeni në lëkurën e atij që s’ka. Mendoni veten tuaj ose prindrit tuaj, kur nuk ju dilte për jetuar dhe miratoni minimumin jetik! Është një detyrim që e keni ndaj shqiptarëve, qoftë edhe si ndjesë për largimin e atyre 700 mijë shqiptarëve që me qeverisjen tuaj e gjetën veten të papunë, të pashpresë, të tradhëtuar!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!