Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunuan policët pas një sherri, pranga dy “të fortëve” në Mirditë

schedule10:35 - 19 Gusht, 2021

schedule 10:35 - 19 Gusht, 2021

Lezhë – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Të arrestuarit janë Spartak Doda, 36 vjeç dhe Artur Ndreca, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : Spartak Doda, 36 vjeç dhe Artur Ndreca, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P., dhe M.,banues në Rubik, Mirditë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!