Dhunuan me shkop bejsbolli avokatin në Sarandë, lirohet një prej autorëve

schedule18:45 - 15 Korrik, 2021

schedule 18:45 - 15 Korrik, 2021

Gjykata e Sarandës këtë të enjte ka vendosur të lërë të lirë një nga autorët e plagosjes së avokatit Marjel Mejdi disa ditë më parë.

Sipas vendimit të gjykatës Aleks Rexha 58 vjeç që është paraqitur sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë është lënë në arrest shtëpie.

Ndërkohë policia ka bërë me dije se prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 45 ditë, deri në administrimin e aktit mjeko-ligjor, ndërsa gjyqtari i çështjes ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, edhe pse akuza ka qenë e rëndë.

Ndërkohë, avokati Marjel Mejdi, ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme në vitet 2005-2013, ndodhet ende në Spitalin e Janinës, në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë ku disa persona i zunë pritë avokatit Mjedi, në Sarandë, e zbritën me force nga makina e tij tip “Benz” dhe e rrahën me shkopa bejsbolli në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës.

Ai ka dorën dhe këmbën të thyera, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup. Nga shtrati i spitalit të Sarandës, ai ka dëshmuar për policinë, ku mësohet se ka thënë se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë./abcnews.al