Dhunuan fotografin e Flamurtarit, procedohen 4 persona

schedule12:15 - 27 Shkurt, 2019

schedule 12:15 - 27 Shkurt, 2019

Identifikohen dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 persona, pasi akzuohen se kanë dhunuar fotografin e ekipit të Flamurtarit. Ngjarja ka ndodhur më 23 shkurt, gjatë ndeshjes “Partizani-Flamurtari”. Policia e Tiranës njofton se shtetasit e ndaluar kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur fotografin. Mbi ta rëndojnë akuzat për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”.

“Policia identifikon dhe procedon penalisht shtetasit, të cilët më datë 23 shkurt 2019, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë, shtetasit: I. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë; G. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë; K. B., 19 vjeç, banues në Tiranël; I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë. 

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!