Dhunuan dhëndrin e familjes, arrestohen tre persona, në kërkim një tjetër

schedule09:10 - 8 Qershor, 2020

schedule 09:10 - 8 Qershor, 2020

Tre pjesëtarë të një familje janë arrestuar nga policia si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar dhëndrin e familjes dhe vëllain e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!