Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunoi të riun në qendër të Fierit, pezullohet nga puna efektivi i rrugores

schedule21:44 - 25 Prill, 2020

schedule 21:44 - 25 Prill, 2020

Është pezulluar nga puna efektivi i policisë rrugore që ka dhunuar mbrëmjen e së shtunës të riun në Fier.

Me anë të një njoftimi, policia e shtetit njoftoi se drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, Anxhelo Bardhin.

Sot, rreth orës 20:00, punonjësi i policisë, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e 23-vjeçarit Xhoen Osmënaj dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Siç raportoi gazetarja e “ABC News” Valbona Davidhi, të rinjtë të cilët kanë qenë në kontakt me njëri tjerin, fillimisht kanë patur një konflikt nëpërmjet telefonave. Ata kanë vendosur të sqarohen më pas. Gazetarja Davidhi raporton gjithashtu se personat kanë pasur autorizim për të lëvizuar.

Lexo edhe: Sherr mes të rinjve në qendër të Fierit, në konflikt përfshihet efektivi i policisë

I lënduari Xhoen Osmënaj është goditur me grushte, por nuk ka pasur dëmtime të rënda. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:

Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!