Dhunoi të moshuarën në Pejë, avokati: Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

schedule14:43 - 27 Janar, 2023

schedule 14:43 - 27 Janar, 2023

Avokati Meshar Selimaj tha se Aurona Pelaj e cila dhunoi pak javë më parë 70-vjeçaren Minire Nura në azilin e pleqve mund të ketë ikur në Gjermani. Ai theksoi se se prokuroria ende nuk ka ngritur një akt-akuzë ndaj saj.

“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjerman. Kështu po përflitet këto ditët e fundit.

Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha ai.

/Kosova press

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!