Dhunoi të moshuarën në azil, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën për lirimin e infermieres nga paraburgimi

schedule16:00 - 17 Nëntor, 2022

schedule 16:00 - 17 Nëntor, 2022

Gjykatat e Apelit në Kosovë ka refuzuar kërkesën e avokatit të infermieres Aurona Pelaj për lirim nga paraburgimi.

Aurona Pelaj akuzohet për dhune fizik dhe keqtrajtim ndaj të moshuarës në Qendrën e të Moshuarve në Pejë.

Ngjarja u bë mediatike, në fillim të muajit nëntor kur në media qarkulloi video ku infermierja gjuante me shpulla të moshuarën, ndërsa infermieret e tjera e shikonin duke u argëtuar. Po ashtu mësohet se Gjykata e Apelit ka refuzuar edhe kërkesën e avokatëve të dy infermiereve tjera që duken në video, për lirim nga paraburgimi.

Lexo këtu gjithçka ne lidhje me dhunën ndaj të moshuarës

Dokumenti i refuzimit të nga Gjykata e Apelit e siguruat nga Klan Kosova

Kujtojmë se pas publikimit të rastit vajza e të moshuarës nxori nënë nga azili dhe e mori në shtëpi.

E moshuar që u dhunua fizikisht nga punonjësja Aurona Pelaj në një azil në Pejë, është nëna e dëshmorit Taulant Nura./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!