56-vjeçarja Alessandra Matteuçi, vdiq tragjikisht më 23 gusht 2022, kur u rrah për vdekje me çekiç dhe sende të tjera, duke përfshirë një shkop bejsbolli, nga ish-partneri i saj 27 vjeçar, Giovanni Padovanni, një futbollist në Itali. Lojtari dhe modeli, i cili luajti për një kohë si qendërmbrojtës te Sancataldese, kishte rrëmbyer me makinë 56 vjeçaren jashtë shtëpisë së saj në Bologna.
Ditën e djeshme, një gjykatë italiane në Bologna e dënoi futbollistin me burgim të përjetshëëm. Sipas mediave italiane, çifit kishte rreth një vit së bashku, por ata kaluan periudha në distancë gjatë lidhjes së tyre, pasi Alessandra jetonte në Bologna, ndërsa Padovani ishte futbollist dhe model në Siçili.
I pandehuri thuhet se u përpoq të pretendonte se nuk ishte në gjendjen e duhur mendore në momentin e dhunës, duke i thënë gjykatës: “Nëse do të isha plotësisht i arsyeshëm dhe kompetent, meritoja një dënim të përjetshëm. Por nëse mendoni se kishte diçka jonormale me sjelljen time, atëherë jo të përjetshëm. Nuk isha mirë, sepse njeriu që është mirë nuk vret një tjetër. Jam në një makth, pendimi im është një barrë më e rëndë se burgu”.
Futbollisti italian filloi sulmin e tij brutal, duke përdorur një çekiç dhe grushta, përpara se ta godiste gruan në fjalë me një shkop bejsbolli dhe me një stol që kishte marrë nga kopshti pranë banesës./ h.ll/abcnews.al