Dhunoi nënën, policia i zbulon të shkuarën! Pranga 28-vjeçarit, autor i disa vjedhjeve në Durrës

schedule10:04 - 1 Shtator, 2020

schedule 10:04 - 1 Shtator, 2020

Një 28-vjeçar, autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Durrës gjatë muajit gusht është “fundosur” pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Ai është arrestuar nga blutë për dhunën ndaj të ëmës, ndërsa më pas është zbuluar se është autor i 5 vjedhjeve në qytetin bregdetar.

Sipas policisë 28-vjeçari me iniciale S.U. ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Pas arrestimit të tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.

“Dhunoi nënën e tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, i cili rezultoi se kishte kryer edhe disa vjedhje në qytetin e Durrësit.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit gusht, të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje dhe zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, arrestuan shtetasin:

S. U., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Në vijim të veprimeve dhe hetimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht:

Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, 1 biçikletë dhe 700 euro në banesën e shtetases K. U.

Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kabllonë elektrike të shtetasit M. Th.

Më datë 21.08.2020, në lagjen nr. 15, në plazh “Porto Romano”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases Y. T.

Më datë 09.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetases A. Sh.

Më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!