Një person është arrestuar nga policia në Gjirokastër për dhunë në familje. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.