Një 47-vjeçar në Fier është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se 32-vjeçarja D. Gj., ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Po ashtu, policia në Fier ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet A.P., pasi ka aksidentuar në aksin rrugor Fier-Patos një 46-vjeçar dhe është larguar. I lënduari me iniciale A. L. mori ndihmë mjekësore dhe më pas u largua për në banesën e tij.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur një 28-vjeçar, i cili sipas familjarëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi është larguar nga banesa më 23 janar dhe nuk është kthyer më. s.b/abcnews.al/