Dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet presidenti i klubit grek

schedule15:25 - 10 Prill, 2023

schedule 15:25 - 10 Prill, 2023

Andrew Barroway, pronar i ekipit të futbollit Athens Kallithea, klub grek që luan në Super League 2 dhe aksioner i skuadrës së hokej Arizona Coyotes, u arrestua nga policia amerikane i akuzuar për dhuna ndaj gruas së tij.

Siç raporton “aspendailynews.com”, 57-vjeçari dyshohet se është përfshirë në një incident të rëndë që ka ndodhur në një hotel qendror të Pitkin County.

Autoritetet mbërritën në vendgjarje pas një ankese dhe thuhet se gjetën gruan e tij me mavijojse në kyçet e këmbëve dhe gjunjve, si dhe gjak në duart e saj. Kështu kanë vënë në pranga biznesmenin, i cili dyshohet se ka qenë i dehur.

Më pas, ai u lirua me kusht duke paguar një gjobë prej 2500 dollarësh, por iu ndalua çdo kontakt me gruan e tij./ h.ll/abcnews.al