Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Beratit, Ardit Çela vizitoi anëtarin e partisë së tij që u dhunua mbrëmjen e sotme në hyrje të pallatit në Poliçan. Në pamjet e siguruara nga gazetari i ABC, Artan Diko, Çela bisedon me stafin e qendrës shëndetësore duke u kërkuar që të lënduarin ta dërgojnë në Berat për t’i bërë skaner. Për ngjarjen reagoi ashpër edhe Presidenti Ilir Meta.
Por cfarë ndodhi?
Luan Tare, anëtar i LSI-së në Poliçan u dhunua mbrëmjen e sotme. Ai akuzoi se autorët janë nipi me vëllanë e kryetarit të bashkisë Poliçan dhe 5 persona të tjerë.
Tare është gjakosur nga goditjet që ka marrë. Për momentin ai ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut.
Luan Tare shprehet se ngjarja ka prapavijë politike, pasi autorët pasi e kanë dhunuar në fund i kanë thënë; a do ta mbash më kapelën e LSI-së tani?
Ai ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtarët e PS-së Poliçan për të hequr dorë nga LSI (lexo ketu deshmine e plote). db/Abcnews.al