Nëntë persona janë arrestuar këtë të enjte në Tiranë për një sërë veprash të ndryshme penale.
Janë arrestuar:
-Një 50-vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;
-Një 50-vjeçar 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-Një 50-vjeçar, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Për akuzën “vjedhja” janë arrestuar dy të rinj, të moshave 25 dhe 26 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan një shtetas, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit: Një 40 vjeçar, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-Dy persona, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al