Dy persona kanë rënë në pranga dhe 6 të tjerë janë vënë nën hetim në Gjirokastër për vepra të ndryshme penale. Një 60 vjeçar u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Një 62 vjeçar u arrestua pasi vodhi një karrocë për fëmijë në lagjen “18 Shtatori”. Një 41 vjeçar u procedua penalisht pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nën hetim janë vënë edhe pesë të tjerë, të moshave pasi, në lagjen “Dunavat i dytë”, janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt, pa lejen e organeve kompetente./abcnews.al