“Dhunë në familje”, tre të arrestuar në Tiranë

schedule10:15 - 19 Shtator, 2024

schedule 10:15 - 19 Shtator, 2024

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për veprën penale “Dhunë në Familje”.

Në pranga ka rënë një 44 vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

Sipas policisë është arrestuar edhe një 31 vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

/abcnews.al/