Dhunë në familje e shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, arrestohen 5 persona në Tiranë

schedule11:46 - 28 Qershor, 2020

schedule 11:46 - 28 Qershor, 2020

Policia në Tiranë ka vënë në pranga pesë persona, një prej tyre për dhunë në familje dhe katër për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i 61-vjeçarit A.M., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tyre.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë:

  • K.S., pasi në rrugën “Rexhep Targa”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatase ;
  • G.C., G.K., dhe K.G., pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, nga këta 1 për dhunë në familje dhe 4 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 61 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•K.S., pasi në rrugën “Rexhep Targa”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatase ;

•G.C., G.K., dhe K.G., pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!