Dhunë në familje, arrestohet korçari që rrihte babanë

schedule12:46 - 15 Tetor, 2022

schedule 12:46 - 15 Tetor, 2022

Një korçar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari me iniciale H.L është banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Njoftimi u Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve te Komisariatit të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. L., banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

/abcnews.al/