Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për dhunë në familje.
Sipas policisë një 37 vjeçar banues në Darëzezë, është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë 37 vjeçarin, banues në Darëzezë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 42 vjeçar nga Lushnja i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë 42 vjeçarin, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, shkruan policia. /abcnews.al