Dy persona janë arrestuar në Peqin dhe Elbasan për dhunë në familje.
Mësohet se 49-vjeçari në Peqin ka rrahur bashkëshorten dhe djalin 15 vjeç, ndërsa, 33-vjeçari në Elbasan ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të mitur.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 15 vjeç.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre të mitur./abcnews.al