Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për dhunë fizike të ushtruar në familje.
Sipas policisë mësohet se të arrestuar janë shtetasit me iniciale T.B. 50 vjeç dhe A.F. 57 vjeç të cilët akuzohen se kanë dhunuar fizikisht vajzat e tyre.
Gjithashtu i arrestuar është edhe një 20 vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– D. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur;
– T. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
– A. F., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al