Një 33 vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.P., banues në fshatin Mushan, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit.
“A. P., 33 vjeç banues në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al