Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, disa të proceduar në Himarë dhe Sarandë

schedule12:51 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 12:51 - 15 Dhjetor, 2023

Disa persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet për 49-vjeçarin banues në Vranisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Ndaj 49-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu në Sarandë është proceduar 38-vjeçari pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ndërsa 58-vjeçari banues në Sarandë gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të ndaluar.



Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!