Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Dy të rinj, 22 dhe 25 vjeç, u arrestuan pasi kontrolleve fizike iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.
Një 23 vjeçar u kap pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurie”.
Një 32 vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.
Ndërsa një 41 vjeçari u arrestua pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe ka përndjekur një shtetase./abcnews.al