Dhuna në zyrat e FRD-së, Meta: Përpjekje e mazhorancës për të minuar pluralizmin në vend

schedule11:25 - 15 Mars, 2021

schedule 11:25 - 15 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka reaguar sërish në lidhje me dhunën që ndodhi disa ditë më parë në zyrat e FRD-së.

Meta në fjalën e tij e ka cilësuar si një sulm të mazhorancës për të minuar pluralizmin në vend.

Sipas kreut të shtetit sulmi në zyrat e FRD-së është një shkelje e ligjit dhe shpërdorim i detyrës nga ana e kryebashkiakut të Tiranës dhe e zyrtarëve të tjerë të Bashkisë.

“Situata e dhunshme që ndodhi në Selinë e Frymës së Re Demokratike dhe sulmi ndaj kësaj force politike vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me partitë opozitare është një tjetër tregues i sjelljes së paligjshme të mazhorancës për të minuar pluralizmin politik në vend. Ky sulm bie ndesh me të gjitha parimet e shtetit të së drejtës. Të gjitha sulmet janë kryer në kundërshtim të hapur me ligjin. E gjithë veprimtaria e kryetarit të bashkisë është në shkelje të hapur të të gjitha parimeve mbi të cilat funksionon administrata.

Në ambientet e FRD-së ishte ngjitur diku në korridoret e saj një letër pa origjinë, pa nënshkrim, me vulë titullari, e datës 3 mars me qëllim që ta bënin këtë të dukej si akt zyrtar për të justifikuar dhunën dhe terrorizimin e kësaj force politike. Kjo letër përveçse nuk plotëson kriteret minimale të një akti administrativ por nuk citonte asnjë bazë ligjore. FRD i shkëputen energjinë elektrike ndërkohë që kryetari dhe disa drejtues të saj ishin në ambientet brenda.

Ky ishte momenti kur kryetari i FRD-së më njoftoi. Pas kam mbërritur te hyrja kryesore e godinës dera ka qenë e mbyllur nga policët bashkiakë me uniformë apo pa uniformë sikur të ishte skenë krimi. Është hapur dera dhe është lënë të futej vetëm Presidenti i Republikës dhe janë penguar me dhunë dhe forcë stafi i Presidentit dhe disa drejtues të FRD-së. Ky është momenti kur unë kam reaguar“, tha Meta.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!