Dhuna në rrugët e Tiranës, Karamuço: Familja dhe institucionet përkatëse përgjegjës për këto raste. Ruçi: Justifikimi që përdor agresori

schedule14:15 - 29 Mars, 2022

schedule 14:15 - 29 Mars, 2022

Këtë të martë në studion e ABC Live është diskutuar në lidhje me dhunën e vazhdueshme që ndeshin qytetarët në rrugë nga persona që vuajnë nga shëndeti mendor.

Të ftuarit në studio profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço dhe psikologia Vilma Ruçi, kanë komentuar situatën e fundit të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë, ku 30 vjeçari, Denis Telo ka sulmuar fizikisht dy vajza të reja.

Karamuço në fjalën e tij është shprehur se është për të ardhur keq sesi shoqëria jonë akoma nuk e ka kuptuar se personat me probleme mendore, duhet që të mbyllen në institucionet përkatëse për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve.

Ky person ka si target grup vetëm vajzat e reja. Ka disa elementë para se ai të nisë dhunën, e cila nuk ka asnjë justifikim. Kjo është sëmundje mendore që ndryshe mund të quhet  ‘psikopati”, dhe familja duhet që të dijë se mund të ketë shpagime të ndryshme në lidhje këtë person, kundrejt veprimeve që ai ka bërë.

Policia në këtë rast, sapo konstaton një shenjë të problemeve mendore duhet që ta dërgojë në spitalin psikiatrik. Ai ka probleme dhe duhet që të mbyllet në një spital. Ai nuk e pranon realitetin e tij, ndërkohë për ta  qetësuar ata e kanë dërguar në palestër. Ai e ka ndërtuar rutinën jetësore duke ndërtuar muskuj dhe mënyra sesi ai i godet vajzat duket sikur godet thasët në palestër.

Mungesa e depistimit është një ndër shkaqet e agresivitetit që ndodh në vendin tonë nga persona të ndryshme. Ne në rrugë shikojmë persona të ndryshëm që vuajnë nga probleme mendore. Policia nuk një listë të këtyre personave që ti dijë”, tha ai.

Ndërkohë nga ana tjetër psikologia Vilma Ruçi ka theksuar se mënyra sesi ai e niste pretekstin për të nxitur dhunën tregon se e përdorte si justifikim për të treguar se ai ka marrë një refuzim nga vajzat dhe ka reaguar në atë mënyrë.

Gjithashtu të ftuarit në ABC Live kanë komentuar dhe ngjarjen tek Komisariati i Policisë nr 5 në Kamëz ku janë shprehur se është për të ardhur keq sesi akoma nuk është kuptuar se duhet të ketë një trajnim të caktuar për policët në këto institucione. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!