Argjentina mundi Brazilin 1-0 në “Maracana”. Megjithatë, më shumë se fitorja e “Albicelestes”, ishin përplasjet e shumta para ndeshjes që bënë lajm, ku Emiliano Martinez tentoi t’i rrëmbente shkopin e gomës policit.
Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, publikoi një postim në Instagram duke gëzuar fitoren dhe duke kritikuar incidentin.
“Kjo skuadër vazhdon të shkruajë histori. Argjentina ka këllqe! Është turp çdo gjë që ndodhi para fillimit të ndeshjes. E njëjta gjë ndodh gjithmonë në këtë vend. Falenderoj të jgithë për mbështetjen e tifozëve që erdhën në stadium, ne do ju mbrojmë gjithmonë në fushë!”, shprehej Lautaro Martinez./h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram