Pronari i Nottingham Forest dhe Olympiakos, Evangelos Marinakis do të largohet nga posti i presidentit të Superligës greke.
Kjo vjen pas njoftimit të qeverisë greke se ndeshjet e ligës së lartë do të luhen me dyer të mbyllura për dy muaj për të shtypur dhunën.
Marinakis ka mbajtur rolin si president që nga qershori i vitit 2022.
“Fjalët e disa anëtarëve të bordit nuk janë në përputhje me veprimet e tyre”, ka shkruar ai në një letër.
Letra drejtuar bordit drejtues të ligës greke shtonte: “Nuk kam as kohë dhe as dëshirë të vazhdoj të jem i përfshirë në menaxhimin e ligës”.
Futbolli i ligës së lartë në Greqi do të luhet me dyer të mbyllura deri më 12 shkurt 2024.
Qeveria greke mori masa pasi një oficer policie u plagos rëndë në përleshje të dhunshme gjatë një ndeshje volejbolli midis Olympiakos dhe Panathinaikos javën e kaluar./ h.ll/abcnews.al