Dhuna në futboll, Mëneri: Ndikon edhe situata e vendit

schedule13:53 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 13:53 - 12 Dhjetor, 2018

Futbolli shqiptar kërcënohet nga dhuna nëpër stadiume. Gazetari Fatmir Mëneri reagon pas ngjarjeve të fundit, duke theksuar se vetë gjendja në vendin tonë e rrit rrezikun.

Mund të themi se zjarrit po i hidhet benzinë. Futbolli shqiptar nuk ka qenë kurrë jetim për dhunën, por kjo mund të shtohet e të dalë jashtë kontrollit. Pas asaj që ndodhi në javën e parë të Superligës, dhe asaj që ngjau në Kategorinë e Dytë në Delvinë dhe Peqin, është gazetari Fatmir Mëneri që jep alarmin.

“Sinjali që u dha në Skënderbeu-Partizani që në fillim të sezonit duhej marrë më në konsideratë. Në këtë periudhë ne kemi përfituar jo se nuk kemi patur ngjarje, por prani tifozëve në stadiume. Them që dy janë faktorët që ndikojnë që këto të ngrejnë krye në këto momente. E para është situata që kalon tërë vendi. Ka një ngarkesë psikologjike. E dyta është psikologjike. Njerëzit e dinë që nuk ka polici në stadium dhe kjo sikur i jep dorë më të lirë dhunës”, tha ai.

Edhe me policinë në stadiume ka ndodhur dhunë, siç u ndodhi tifozëve të Tiranës në Shkodër disa vjet më parë.

“Kur ndodh në qytete të mëdha kur ka një llojn heterogjiteti përveç asaj që ndodh në fushat e qyteteve të vogla ku janë njësh policia me tifozët”, u shpreh Mëneri.

Përveç frikës nga dhuna, kemi edhe frikën tjetër, atë të mungesës së tifozëve, për më tepër që vazhdojnë dënimet kolektive.

“Kjo është gati “Guinnes” më vete për shqipëri. Ndoshat mungesa e infrastrukturës, e mjeteve alternative çon këtu, por ne sikur e gërryejmë vetë veten. Kur dëgjon në Angli që dënohen tifozë të veçantë kurse këtu vazhdojmë të merremi me turmën”, tha specialisti futbollit.

Mungesa e tifozëve ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën e financimit të skuadrave, për ndershmërinë e kampionatit.

“Vazhdojmë ta fshehim duke bërë strucin në një vend që nuk ka asgjë. Them që duhet filluar një operacion i përgjithshëm dhe me rrezikun e kthimit në amataro që të dalim nga këta vargonjtë”, tha ai./abcnews.al