Dhuna në stadiume do të luftohet edhe me ligj tani, pasi ditën e martë janë botuar në fletoren zyrtare një sërë ligjesh. Mes tyre parashikohen edhe dënimet për ata që shkaktojnë akte dhunë në ambientet sportive. Dënimet nisin me gjoba, për të shkuar deri në pesë vite burg. Nga 8 tetori ligji hyn në fuqi dhe personat që e shkelin atë duhet të mendohen mirë.
Neni 274/a – Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv
Goditja për shkak të veprimtarisë sportive – 1 deri në 3 vite burg
Goditja në ambiente sportive, e përsëritur, apo nga drejtues – 1 deri në 5 vite burg
Neni 274/b – Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive
Hyrja në fushë – 50000 deri ne 100000 lekë gjobë
Hyrja në fushë dhe pengimi i aktivitetit sportiv – gjobë deri në burgim me tre muaj
Hedhja e sendeve të forta në fushë – 6 muaj deri në 3 vite burg
/abcnews.al