Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, gazetarja: Tregon degradim të institucioneve në rekrutimin e punonjësve

schedule19:40 - 3 Nëntor, 2022

schedule 19:40 - 3 Nëntor, 2022

Dhuna e një infermiereje në një qendër azili në Pejë ndaj nënës së dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura, tronditi mbarë opinionin publik.

Për të folur për më shumë për këtë ngjarje tronditëse, në një lidhje me Skype me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ishte gazetarja Serbeze Haxhiaj.

Gazetarja nga Kosova tha se jo vetëm ky rast por edhe rastet e tjera të abuzimit me personat e pambrojtur, tregojnë degradimin e institucioneve për rekrutimin e punonjësve.

Sipas saj kjo ngjarje solli reagimin e mbarë qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri. Ndërsa shtoi se ngjarja nuk duhet komentuar vetëm për faktin se e moshuara që u dhunua ishte nëna e një dëshmori, por për faktin që po dhunohet një person i pambrojtur.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Një perceptim tuajin për gjithçka ka ndodhur?

Haxhiaj: Ka plot gjëra që publiku nuk i di, por kjo video ekspozon një mënyrë, ajo është rrënjosur në Kosovë. Është mënyra e filtirimit të punonjësve që punojnë në sektorë të ndjeshëm, tek të moshuarit, foshnjat apo viktimave të tjera që abuzohen. Ajo që po ndodh për shumë kohë në Kosovë është se në gjithë sistemin ka një degradim të rekrutimit të njerëzve për të punuar në pozicione të tilla. Kjo skenë na tregoi se kemi të bërë me njerëz jo profesionistë. Nuk është vetëm ana jo humane por dhe ana e pa përgatitjes për njerëzit për të punuar në këtë punë.

Xhokaxhi: Si e sheh opinioni këtë moment, ka një sulm më shumë ndaj familjes që e ka lënë nënën atje se ndaj dhunueses?

Haxhiaj: Ka një lloj degradimi të opinionit publik, paragjykime, jo vetëm ndaj familjes së gruas që i është ushtruar dhunës, familjes së vajzës. Në rastin konkret pak ka rëndësi në është apo jo nëna e një dëshmori, ajo është një grua që ka mungesë të paaftësisë fizike dhe mendore, nuk do të jetë në gjendje të tregojë atë që ka përjetuar. Reagimi publik është pak i çuditshëm.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!