Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me denoncimin për dhunë nga aktivistja e Partisë Demokratike në Divjakë. Ministria njofton se nën drejtim e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.
Po ashtu, njoftohet se, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.
Aktivistja e PD-së Elsa Bita ka denoncuar shefin e Komisariatit të Divjakës Altin Shehu për ushtrim dhune. Sipas Bitës, Shehu e ka dhunuar duke i thyer krahun, pasi po filmonte një takim elektoral të PS në Divjakë.
Aktivistja ndodhet në urgjencën e spitalit të Lushnjes. sb/abcnews.al/