Dhuna ndaj adoleshentit, Hoxha: Përgjegjësia jo e policit të thjeshtë, por e frymës së drejtuesve

schedule12:27 - 16 Maj, 2020

schedule 12:27 - 16 Maj, 2020

Gazetari Artan Hoxha këtë të shtunë nga studio e Abc News ka reaguar për dhunën e djeshme ndaj adoleshentit, duke theksuar se përgjegjësia kryesore është e shefave dhe drejtuesve duke e nisur nga Kryeministri Rama që jep një frymë të tillë ashpersimi.

Ndër të tjera Hoxha ka theksuar se duhet të kemi parasysh se policia në vendin tonë nuk është një polici e trajnuar dhe e pavarur ajo është nën urdhrat dhe frymën e drejtuesve dhe të polikianëve.

Lexo edhe: U rrah brutalisht nga policët, 15-vjeçari flet për Abc News: Më goditën edhe rrugës për në komisariat

Ne i mendojmë policët si në filmat e Hollywood, por aty shkon një i ri që ka një paghë 430 mijë lek të vjetra, polici i thjeshte nuk ka tre fakultete, duhet të dini se kemi të bëjmë me policë shqiptarë dhe jo me anglezë. Përgjegjësi direkt në këtë dhunë nuk është polici i thjeshtë, po jua lamë fajin atyre do të kemi sërtish një rast të përsëritur.

Policia e thjeshtë është në varësi të frymës dhe të urdhrit që jepet nga larg. Ngjarja ishte si një frymë që është kërkuar ashpërsi, policët nuk e kanë menduar se çfarë moshe është, ato e kanë marr vesh moshën e tij kur e kanë dërguar në rajon. Duke mos veoruar si qytetar ti kalon nga varianti negativ në atë pozitiv.

Duhet dhe bashkëpunimi i qytetarëve për të pasur një frymë tjetër. Duhet të ketë një kod sjellje që ta zbatojë dhe policia duhet të sillet se si duhet të sillet me qytetarët. Kamerat që kanë policia më shumë përdoren për të ndërshkuar qytetarët. Detyra e policisë në Evropë është edukimi jo dhuna si tek ne. Nuk kemi një polici të trajnuar të pavaruar”, është shprehur Hoxha ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!