Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Në vitin 2018, Amerika Latine përbënte 8% të popullsisë së botës, por 37% e vrasjeve. Kufizimet në fillim të pandemisë ulën numrin e vrasjeve në pjesën më të madhe të rajonit, por situata nuk zgjati shumë. Shumica e vendeve në Amerikën Latine shënuan rritje të vrasjeve në vitin 2021, sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar nga InSight Crime, një faqe që mbulon krimin e organizuar.
Dhe shkaku janë bandat e trafikut të drogës. Një shembull është vrasja e presidentit të Haitit, Jovenel Moise, nga mercenarët kolumbianë në korrik 2021. Sipas New York Times, Moise kishte planifikuar t’i dorëzonte qeverisë së Shteteve të Bashkuara një listë të trafikantëve të dyshuar të drogës, raporton abcnews.al
Deri në çfarë mase trafiku ndërkombëtar i drogës është përgjegjës për krimet dhe dhunën në Amerikën Latine?
Bumi më i madh në trafikun e drogës ishte në vitet 1980 dhe 1990, fillimisht në Kolumbi dhe më pas në Meksikë. Brenda dy dekadave, tregtia e kokainës në Kolumbi evoluoi nga një industri vilash në një biznes në Medellin, të Pablo Escobar që fitonte 4 milardë dollarë në vit.
Në të njëjtën kohë, shkalla e vrasjeve në qytetin e Medellin, në Kolumbinë veri-perëndimore, u rrit nga 44 për 100,000 banorë në 1979 në 388 në 1991. Një “luftë kundër drogës” vuri përballë të bosat e krimit të organizuar kundër forcave të sigurisë, ndërsa lëndët narkotike shpërndaheshin në zona të reja.
Dhuna ishte me e përhapur përgjatë rrugëve për në Shtetet e Bashkuara, tregu më i madh i drogës në botë. Ndërsa pushteti u zhvendos te bandat meksikane, qyteti kufitar i Ciudad Juárez u bë fushëbeteja e tyre më e përgjakshme, raporton abcnews.al
Një studim i vitit 2011 vlerësoi se bandat që kontrollonin tregtinë e drogës në Amerikën Qendrore, ura tokësore që lidh Jugun me Veriun që prodhonte kokainë, përbënte në një të katërtën e të gjitha vrasjeve në Amerikën Latine. Krimi i lidhur me drogën shpesh përqendrohet në zona strategjike. Në vitin 2020, Amambay, një departament i Paraguajit në një rrugë të rëndësishme të trafikimit, përbënte vetëm 2.4% të popullsisë së vendit, por mbi një të katërtën e vrasjeve.
Por gjithnjë e më shumë trafikantët më të mëdhenj po kërkojnë zona të reja të rajonit. Bandat meksikane dhe braziliane po gjejnë terren në vende më të sigurta të Amerikës së Jugut që kanë qënë të njohura më parë për rrugët e tranzitit, si Kili, ku shkalla e vrasjeve u rrit me gati 50% midis 2016 dhe 2020.
Ky trend është rritur gjatë pandemisë. Trafikantët e drogës janë treguar elastik, por u është dashur të diversifikojnë zinxhirët e tyre të furnizimit, duke gjetur rrugë të reja për të transportuar drogën.
Megjithatë, fajtorë për dhunën nuk janë vetëm trafikantët transnacionalë. Ekuadori fajësoi meksikanët për 2,100 vrasjet e lidhura me bandat në vitin 2021, më shumë se dyfishi në vitin 2020 dhe që përbën pothuajse 90% të vdekjeve në vend.
Megjithatë, rritja e vrasjeve duket se është shkaktuar nga shkatërrimi i Los Choneros, bandës më të madhe të Ekuadorit, dhe luftës që pasoi për të kontrolluar tregun vendas të drogës. Pasojat ekonomike nga pandemia po rritin gjithashtu papunësinë dhe pabarazinë tek të rinjtë dhe po përkeqësojnë shërbimet qeveritare, raporton abcnews.al
Sa më e fuqishme të bëhet një bandë e trafikut të drogës, aq më pak ka nevojë të përdorë dhunën. Vrasja prish biznesin dhe tërheq vëmendjen e policisë. Shumica e bandave të sofistikuara meksikane tani dërgojnë përfaqësues jashtë vendit me kartëvizita, jo me plumba.
Aleancat gjithashtu mund ti japin fund dhunës. Shkalla e lartë e vrasjeve në El Salvador ka shënuar rënie gjatë javëve të fundit, pas një armëpushimi midis dy bandave të tij më të mëdha. Shumë dyshojnë se pakti është mbështetur nga qeveria. Trafikantët e drogës janë fajtorë për shumicën e dhunës në Amerikën Latine.
Por ndonjëherë ata arrijnë në përfundimin se paqja është më e mirë për biznesin.
/abcnews.al