“Dhuna më shkatërroi mua dhe familjen”/ Dëshmia e 45 vjeçares: U martova me dashuri, burri më rrihte

schedule19:47 - 25 Nëntor, 2024

schedule 19:47 - 25 Nëntor, 2024

Shume gra jetojnë nën dhunën e burrave dhe familjeve të tyre. Këto histori mund të zgjasin gjithë jetën e ne jo pak raste kanë fund tragjik. Një 45 vjeçare qe intervistuar nga ABC news  ku dëshmon se prej 10 vitesh dhunohet nga bashkëshorti, pas konfliktit të lindur në familje për kujdestarinë e prindërve të tij. Gruaja e martuar në moshë adoleshence me dashuri, thotë se i ka dhënë fund martesës pas 30 vitesh. Me të bisedoi Xhoana Çallaku/

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do më shkatërrohej familja”, kështu e nis bisedën 45 vjeçarja Fatmira, e cila pas 30 vitesh martesë, u divorcua nga bashkëshorti i saj, për shkak të dhunës së ushtruar nga ky i fundit.

45 vjeçarja nga Tropoja, tregon se u martua me dashuri dhe se ish-bashkëshortin e njohu vetë në shkollë. Fatmira nuk dhunohej më vetëm nga bashkëshorti, por edhe nga familjarët e tij në sytë e fëmijëve, ndaj vendosi t’i jepte fund kësaj martese.

Në jetë solli 3 fëmijë dhe gjithçka ishte në rregull derisa në familjen e saj ndërhynë familjarët e ish-bashkëshortit.

Prej vitesh, shifrat tregojnë se dhuna në familje ka arritur  nivele drastike.

Gjate 9-mujorit te vitit 2024 (janar-shtator), janë evidentuar dhe trajtuar nga policia e shtetit gjithsej 4145 raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare dhe me bazë gjinore, pra 316 raste ose thënë ndryshe 8.25% më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2023, ku u evidentuan 3829 raste.

Sipas specialistëve, të shumtë janë faktorët që kanë ndikur, ndër ta rendisin edhe përdorimin e alkoolit apo lëndët narkotike.

Çfarë do lloj  dhune nuk duhet pranuar, ndaj specialistët bëjnë thirrje për denoncim të rasteve. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!