Dhuna e tifozëve ndaj lojtarëve të Fenerbahce, Federata Turke e Futbollit ndëshkon skuadrën e Trabzonspor

schedule19:56 - 3 Prill, 2024

schedule 19:56 - 3 Prill, 2024

Pas disa ditësh heshjte, Federata Turke e Futbollit ka vendosur këtë të mërkurë, që përveç gjobave financiare, të ndëshkojë me gjashtë ndeshjesh në shtëpi pa tifozë, skuadrën e Trabzonspor, për agresionin e tifozëve të kësaj skuadre ndaj lojtarëve të Fenerbahce pas ndeshjes së 17 marsit.

Gjatë takimit të luajtur në stadiumin “Papara Park”, në Trabzon, të cilin Fenerbahce e fitoi 2-3, tifozët vendas hodhën shishe plastike në drejtim të ekipit mysafir dhe pas ndeshjes, shumë prej tyre hynë në fushë. Futbollistët e Fenerbahce iu kundërpërgjigjën dhunës me dhunë dhe shumë prej tyre u shpëtuan nga forcat e sigurisë, të cilët i shoqëruan deri në dhomat e zhveshjes.

Incidenti shkaktoi shumë polemika dhe Federata tani ka vendosur që Trabzonspori të luajë gjashtë ndeshje në shtëpi pa shikues, përveç një gjobe prej tre milionë liretash, gati 90,000 euro, por jo vetëm kaq, pasi Federata Turke e Futbollit gjobiti gjithashtu tre lojtarë të Fenerbahçes dhe dy punonjës teknikë pasi u përleshën me tifozët që u hodhën në fushë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!