Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell njoftoi sot se ai synon të propozojë sanksione kundër izraelitë për sulmet e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor.
“Qeveria izraelite duhet t’i japë fund menjëherë këtyre veprimeve të papranueshme”, tha Borrell në një postim në Tëitter.
“Unë konfirmoj qëllimin tim për të propozuar sanksione të BE-së kundër atyre që mundësojnë veprimet e këtyre kolonëve të dhunshëm, duke përfshirë disa që janë anëtarë të qeverisë izraelite,” shtoi ai.
Në orët e para të mëngjesit, kolonët hebrenj filluan një bastisje të përgjakshme në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor, gjatë të cilit një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë, sipas Autoritetit Palestinez, duke i përshkruar incidentet e dhunshme si një “pogrom”./abcnews.al